×
Euro 2024

Flamuri rus në EURO 2020 i vendosur nga serbët, Musliu: Ç’kuptim kanë sanksionet e Evropës

Insajderi
16 June 2024 - 22:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se sanksionimi i Rusisë nga Evropa nuk po ka kuptim pasi në kampionatin EURO 2024 serbët e vendosën flamurin rus në stadium, ku Serbia po përballet me Anglinë në kuadër të fazës së grupeve të këtij kampionati.

Ai ka postuar një fotografi në “X”, ku flamuri rus është vendosur afër atij serb.

“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! Euro2024”, ka thënë Musliu. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark