×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin banorët pas fatkeqësisë në Vlorë: Pamela ishte farmaciste, para një muaji ka shfaqur probleme mendore

    Insajderi
    26 November 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamela Mërtiri 34-vjeçe jetonte në Tiranë, por ditët e fundit kishte shkuar në Vlorë bashkë me fëmijën 1 -vjeç te i ati, i cili është mjek i njohur në qytet, Viron Mërtiri.

    Pamela ishte e divorcuar ashtu si prindërit dhe jetonte me nënën në Tiranë. Konfliktet në familje duket se e kanë shtyrë 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem duke u hedhur nga pallati vetë së bashku me fëmijën.

    Një banor i lagjes ka thënë se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital.

    “Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.

    Një tjetër banore rrëfen se 34-vjeçarja kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor para një muaji.

    “Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen,” thotë banorja. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark