×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin fqinjët për shqiptarin që planifikoi sulme në koncertin e Swift: E la punën, e rriti mjekrën

    Insajderi
    09 August 2024 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë për të, ai gjithmonë më priste mirë ”, tha një fqinj i tronditur nga bastisja e policisë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor për përgatitjen e sulmi terrorist në Vjenë, Beran Aliji. Ajo shtoi se natyra dhe pamja e djaloshit kishte ndryshuar kohët e fundit: “Ai rriti mjekrën, la punën dhe udhëtonte shpesh në Vjenë”.

    Mediat austriake po publikojnë detaje të frikshme për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift. Beran Aliji kishtë bërë një bombë në shtëpinë e tij në Ternitz të Austrisë Jugore dhe sipas policisë, si pjesë e përgatitjeve, ai ka pajisur makinën e tij me drita blu të policisë për ta bërë më të lehtë hyrjen në zonën e stadiumit.

    Portali “Heute” shkruan se në planet terroriste është përfshirë edhe një djalë 17-vjeçar, dyshohet se nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë arrestimit të tij u gjetën materiale të ISIS dhe Al-Kaedës, por ai i mohon akuzat.

    Paraditen e së mërkurës, njësia speciale “Cobra” ka hyrë në shtëpinë e Beran Alijit, ku ai jetonte me prindërit e tij, të cilët në atë moment ndodheshin me pushime.

    Rezultatet e para të hetimit të policies austriake tregojnë se Aliji planifikoi të ngiste makinën e tij Volkswagen të zi në turmën e mijëra tifozëve të Taylor Swift, pastaj t’i sulmonte ata me hanxhar dhe në fund të shpërthente bombën.

    Në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit, përveç legjitimacionit të rremë të policisë dhe 21 mijë euro para të falsifikuara, në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit janë gjetur hanxhar, thika dhe eksplozivë funksionalë, përfshirë edhe detonatorë.

    Ndryshe nga MPB e Maqedonisë së Veriut sot kanë deklaruar se janë duke punuar dhe vepruar në bazë të kërkesë së autoriteteve austriake mbi rastin konkret dhe të dyshuarin kryesor Beran Aliji familja e të cilit është me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë së veriut.

    Përveç 19-vjeçarit Aliji , autoritetet austriake, kanë deklaruar se për të njëjtin rast janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. I arrestuari i fundit është një i mitur me prejardhje nga Iraku. /tvklan.mk

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark