Flasin nga KQZ - tregojnë kur përfundon afati i numërimit të votave nga diaspora për Dragashin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flasin nga KQZ – tregojnë kur përfundon afati i numërimit të votave nga diaspora për Dragashin

    Insajderi
    13 December 2021 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesnatë përfundon afati 15 ditor për votim nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit.

    Ky votim, i cili është përsëritur vetëm për 1 090 votuesit nga jashtë Kosovës dhe të cilët i kanë takuar komunës së Dragashit, pritet të përcaktojë se kush do të jetë kryetari i kësaj komune.

    Ky votim, i cili është përsëritur vetëm për 1 090 votuesit nga jashtë Kosovës dhe të cilët i kanë takuar komunës së Dragashit, pritet të përcaktojë se kush do të jetë kryetari i kësaj komune.

    “Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime”.

    “Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, tha Elezi.

    Zgjedhjet për kryetarin e Komunës së Dragashit janë të vetmet që nuk janë përmbyllur akoma, pasi Gjykata Supreme vendosi përsëritjen e votimit jashtë Kosovës për votuesit e kësaj komune, raporton EO.

    Më herët, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet për kryetarë të 37 Komunave dhe rezultatet për 38 Kuvende Komunale.

    Shumë nga Kuvendet Komunale kanë mbajtur seancat inauguruse dhe shumë prej Kryetarëve të Komunave kanë marrë detyrën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark