Flet 53-vjeçarja që u përdhunua nga i riu në: Më kërcënoi se do më vriste, ishte shok me komshiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet 53-vjeçarja që u përdhunua nga i riu në: Më kërcënoi se do më vriste, ishte shok me komshiun

    Insajderi
    05 May 2022 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    53-vjeçarja e cila u përdhunua nga një 28-vjeçar në Durrës ka deklaruar në polici se autori ishte shok me komshiun e saj dhe se i riu  e ka kërcënuar se do e vriste.

    Ajo ka thënë se është njohur me përdhunuesin nëpërmjet komshiut.

    Ndër të tjera 53-vjeçarja tha se pasi autori e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh.

    Policia ka shoqëruar fillimisht komshiun dhe ky i  fundit i ka çuar te autori, i cili u arrestua.

    Mësohet se  autori dhe gruaja 53-vjeçare janë nga komuniteti rom.

    Si ka ndodhur ngjarja

    28-vjeçari është futur me dhunë në banesën e  53-vjeçares dhe dyshohet se e ka përdhunuar.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet po ashtu se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.

    /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark