Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi është arrestuar më datë 19 shkurt të këtij viti në Bullagri.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për Insajderin e ka konfirmuar këtë informacion, ku ka deklaruar se Krasniqi ka qenë i kërkuar nga Interpoli.
Sipas avokatit të tij, Tritan Hamitaj, personi i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje akuzohet për favorizim të emigracionit.
Ai për RTK, ka deklaruar se klienti i tij dje ka dalë para autoriteteve bullgare dhe pritet të ekstradohet në Itali.