Djali i axhës së Armela Segashit, Albani ka folur për mediat duke treguar se lajmin për vdekjen e familjares së tyre e morën mëngjesin e sotëm nga babai i Armelës.
“Rasti i djeshëm që na ka godit të gjithëve, fatkeqësisht na ka ndodh në familje, qika e migjes më ka dek”, tha ai.
Albani i cili jeton në Gjermani por që ndodhet për pushim në Kosovë ka treguar se puna e tij atje ndodhet shumë afër vendit të sulmit. Tregon se në momentin kur ka ndodhur rasti shokët e punës i kishin shkruar që të largohet nga ai vend pasi që po ndodhte një sulm.
“Dil jashtë prej punës sepse është një i çmendur që po gjuan me armë”, tregon ai për mesazhin qe mori në një intervistë për Indeksonline.
Albani ka akuzuar policinë se janë vonuar për të reaguar gjatë sulmit.
“Ne e kemi direksionin policor prej rastit ku ka ndodhë 5 minuta edhe kanë mund me intervenu më shpejt”, tha ai. /Insajderi.com
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/968982436532770/