Flet familjari i gruas së vrarë në Vushtrri: Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet familjari i gruas së vrarë në Vushtrri: Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër

    Insajderi
    24 March 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Dyshimet e para janë se një burrë ka vrarë më armë zjarri një grua e më pas edhe vetën, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.

    Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te i dyshuari.

    “Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

    Autoritetet janë duke hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark