Futbollisti vendimtar i Prishtinës në finalen e Kupës kundër Dritës ishte Abdul Khalid, i cili shënoi dy gola.
Ai pas takimit ka thënë se është shumë i lumtur që ka arritur të shënojë dy gola, të cilat i siguruan fitoren Prishtinës. Ishin pikërisht golat e tij që përmbysën epërsinë e Dritës, për rezultatin përfundimtar prej 2 me 1.
“Dy golat ishin shumë të rëndësishme për mua, pasi ishin dy harkime shumë të mira dhe arrita të shënojë. Do të vazhdoj me Prishtinën edhe për sezonin e ardhshëm, shpresoj se në vitin e ardhshëm të kem edhe më tepër minutazhë, që të kemi një sukses edhe më të madh”, është shprehur Khalid.