Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.
Durimshi në një deklarim për media ka thënë se ishte i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Kryesisht kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova të gjitha pyetjet që i kishte, për ta dëshmuar se procesi ka qenë i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikë që e kishim planifikuar”, ka thënë Durmishi pas intervistimit nga Prokuroria.