×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet i arrestuari shqiptar në protestën e tragjedisë së Spitalit në Tetovë: Kërkuam…

    Insajderi
    09 November 2021 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 8 shtator në Maqedoninë e Veriut konkretisht në Tetovë ndodhi një shpërthim në një spital të improvizuar për pacient me COVID-19, e më pas ndodhi një tragjedi ku nga ai shpërthim humbën jetën 14 persona, teksa me 17 shtator u kërkua drejtësi përmes një proteste, gjatë kësaj proteste u arrestua Blerim Ahmedi, në kuadër të një interviste me gazetarin e Klan Kosoves, Kushtrim Bekolli.

    Blerim Ahmedi, aktivist në Maqedoninë e Veriut, ka folur në “Sytë Shtatë”, rreth protestës për tragjedinë e spitalit në Tetovë dhe arrestimin e tij.

    “Në protestën që organizuam për zbardhjen  e rastit kërkuam përgjegjësi dhe dorëheqje të qeverisë sepse ne humbën 14 jetë, por policia si gjithmonë me urdhër të pushtetit pengoi protestën me kordonë policore, dhe nuk lejoi të dërgojmë mesazhin e protestës”, tha Ahmedi.

    “Pasi u shpërnda protesta, gazetarët e Klan Kosovës kërkuan një intervistë dhe shkuam në qendër në një nga lokale, teksa gjatë dhënies së intervistës, policia kërkonte arrestimin tim”.

    “Unë kam qëndruar 24 orë në stacionin policor të Tetovës, ku jam keqtrajtuar, dhe më pas kam dal para trupit gjykues, ndërsa më pas me urdhër të prokurorisë është marr vendim i Gjykatës për paraburgim për tetë ditë, më pas është vazhduar paraburgimi ynë për 30 ditë, dhe në datën 13 tetor, Gjykata ka shqiptuar një dënim me tri vite lirie me kusht”.

    Tutje, Ahmedi tha se me këtë dënim na cenohet e drejta e aktiviteteve dhe protestave.

    “Neve na cenohet e drejta e aktiviteteve, e protestave dhe kjo është e gjitha një presion nga ana e pushtetit që protestat që të mos të vazhdojnë, për shkak se nuk kishte persona të tjerë që të ngritin zërin për rastin e fundit”.

    Ahmedi tha se gjithmonë pengohen shqiptarët në organizimin e protestave, maqedonasit madje kanë sulmuar parlamentin, kanë rrezikuar jetët e deputetëve, dhe nuk kanë marr masa të njëjta.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark