Flet ish-kandidati për kreun e PS-së, u plagos para lokalit të Noizyt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet ish-kandidati për kreun e PS-së, u plagos para lokalit të Noizyt

    Insajderi
    16 May 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja e tij gjatë ditës së sotme ka ndodhur për motive politike.

    Ndërkohë, uniformat blu në njoftimin zyrtar njoftojnë se plagosja me 3 plumba e 31-vjeçaritka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit pa përcaktuar më tej detaje, por nuk e përjashtojnë faktin se mund të ketë ndodhur për motive politike.

    Ndërsa mjekët e urgjencës së Durrësit pas plagosjes i kanë dhënë ndihmën e parë 31 vjeçarit Ardit Kërtusha i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

    Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

    Kërtusha mësohet se në zgjedhjet e 25 Prillit kishte ndryshuar kah politik, duke dalë në krah të partisë Demokratike./Faxweb.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark