E ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur”, e ëma e vogëlushes, ka treguar për momentin e parë kur e pa të bijën pas dhunës së ushtruar. Ajo rrëfen se e ka gjetur vajzën të shtrirë në divan, të shokuar dhe në gjendje të rënduar. Më pas, zbuloi të gjitha hapat që ka ndjekur më pas, që në dërgimin në spital dhe momentin kur mësoi dhunën e rëndë që i shoqi i kishte ushtruar vajzës. E mitura i është nënshtruar dhe një operacioni 6 orësh sipas nënës dhe mjekët, thanë se gjendja e saj shëndetësore është tepër kritike.
“E gjeta vajzën të shtrirë në divan. Më tha kam vjellë shumë. Nuk e shikova për shenja dhune, sepse nuk më kishte dhënë shenja dhune. Kam shkuar në spitalin e Kamzës, kemi bërë një serum. Kur e vizitoi doktori pa ca shenja të zeza në bark, por besoi se ia ka shkaktuar ndonjë reaksion dhe na nisi për te pediatria. Atje bëri vizitat doktoresha dhe kur pa pikat e zeza pa të gjithë trupin, kur pashë nga mesi e poshtë, u shokova, pashë një gjendje të keqe. Kur i thash ish-bashkëshortit ca ke bërë, më tha mos bëj kështu se vetëm e kam kafshuar me dhëmbë. Më pas kam shkuar te pavioni tjetër, e më tha që do të shtrojmë vajzën. Në rregull i thashë, ça të jetë më e mira për vajzën.
Unë i thash atyre që vajza është nxirë në të gjithë trupin dhe e ka dhunuar i ati. Ata i kanë bërë një foto dhe s’më kanë treguar asgjë tjetër. Shpejt erdhi policia. Ish-bashkëshorti më tha pse njoftove policinë, nuk di gjë fare i thashë, edhe mua po më marrin. Te ushtaraku kanë vendosur vajzën në skaner dhe s’kam parë më gjë me sy. Kur e futa në sallë më kanë thënë që gjendja e saj është kritike për jetën. Operacioni ka zgjatur 6 orë. Mjekët më kanë thënë që vajza është dhunuar, por po dyshojmë për dhunë tjetër. Por këtë po ia lë në dorë mjekut ligjor, sepse kam parë vajzën dhe nuk ka shenja nga ato që kuptoj unë”, rrëfeu nëna.
Më tej, e reja tregoi se i ati i fëmijës meriton një dënim shembullor, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
“Vajza më tha vetëm kam vjellë, asgjë më tepër s’më ka treguar. Vajza nuk fliste dot. Nuk duronte ta prekja në asnjë pjesë të trupit. Jam munduar ta pyes për ngjarjen, më ka treguar dhe më ka thënë që është rrahur, më kanë kërcënuar ndaj s’kam treguar. Jo vetëm të dënohet, por ai të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë baballarët që kanë shtëpi se si bëri ai”, tha ajo.
Gjitashtu e ëma ka treguar se vajza as nuk i flet pasi është në gjendje shumë të rëndë psikologjike.
“Shkaku është ngjarja e jetës që nga fillimi e deri tani. Është luajtur me lajmet. Më është dëmtuar identiteti, si i imi dhe si i fëmijës. E kam rritur me gjak. Nëna asnjëherë nuk abuzon me fëmijët. A ka nënë që abuzon me fëmijët e vet?! Gjendja e vajzës është shumë keq. Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që të ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë. Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S’më kanë dhënë detaje. Çdo vizitë bëhet pa praninë time. S’më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët. Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, shpretkën dhe probleme e zorrët. Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihma për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit. Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S’kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete.”, -tha nëna.