Flet pejani i cili qëndroi në Ukrainë: Të vrarët i kemi vendosë në qese të mbeturinave e i kemi mbulu me dhe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Flet pejani i cili qëndroi në Ukrainë: Të vrarët i kemi vendosë në qese të mbeturinave e i kemi mbulu me dhe

    Insajderi
    12 April 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Din Lajçi, është pejani i cili qëndroi në zonën e luftës në Kiev të Ukrainës për 28 ditë.

    Ai, punë kishte bartjen e civilëve nga vendet e luftës në zona neutrale, njofton Klan Kosova.

    “Nga 12 mijë njerëz sa kam bartur, prej tyre kanë qenë vetëm 50 burra, të tjerët gra, fëmijë, pleq e të sëmurë”, tha ai.

    Gjendjen e luftës në Ukrainë, nuk e përshkruan si mediat, Lajçi thotë se është shumë më keq, ku sipas tij civilë të vrarë ka shumë të cilët edhe vetë i ka varrosur.

    “E kemi hapë me bager një gropë 120 metra të gjatë e dy metra të thellë, bashkë me familjarë e ushtarë kemi vendosë në qese të zeza të mbeturinave, njerëz të vdekur e i kemi mbuluar me dhe”, tregon ai.

    Lajçi thotë se ndihmën ukrainasve ua ofroi vullnetarisht, për t’iu treguar atyre se kosovarët ju ndihmojnë në luftë , e jo siç bënë ata, të kundërtën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark