Njeriu që ka qenë burim i informacioneve të gazetarëve që publikuan skandalit Panama Papers ka thyer heshtjen të premten duke sqaruar se si padrejtësitë e kompanive ‘offshore’ nxitën rrjedhën më të madhe e informacionit në botë.
Burimi, identiteti i të cilit mbetet sekret, ka thënë se nuk është spiun.
“Sa për informatë, unë nuk punoj në ndonjë qeveri apo agjenci të inteligjencës, në mënyrë direkt apo si i kontraktuar,” ka thënë ai, shkruan The Guardian.
Ky person ka thënë se rrjedhja e rreth 11.5 milion dokumente nga një firmë në Panama ka nxitur debat të ri në nivel global, falë publikimit të tyre nga mediat botërore.
Kompanitë e fshehura janë shpesh të lidhura me krim dhe evazion fiscal. Por Panama Papers ka shkuar përtej dyshimit se edhe pse janë legale, ato shfrytëzohen për të kryer krime të rënda,” ka shkraur burimi. “Pabarazia në të ardhura është një nga çështjet më kruciale të kohës sonë.”
Ky burim ka thënë se ka rënë në kontakt në vitin e kaluar me gazetarin hulumtues të Suddeutche Zietung, Bastian Obermayer. Ata kanë përdorur emrin John Doe dhe kanë dërguar këtë mesazh: “A jeni të interesuar për të dhëna sekrete?
Burimi ka dhënë informatat këtij mediumi. Në të dhëna përfshiheshin emrat e përfituesve nga këto kompani, kopje të pasaportave dhe e-maile. Gazeta pastaj shpërndau materialin me Konsorciumin Ndërkombëtar për Gazetari Hulumtuese në Ëashinton.
Burimi ka thënë se kanë ofruar të njëjtat dokumente fillimisht tek një numër mediash. Siç shpjegon ky burim, redaktorët e këtyre mediave kanë lexuar ato, dhe në fund kanë vendosu të mos merren me to/
Por, deri më tani është e paqartë se cilat media refuzuan këtë të publikojnë materialin.
Ky burim ka kritikuar qeveritë për sic ka thënë, mosofrimin e mbrojtjes për njerëzit që zbulojnë korrupsionin.
Snowden merition të pritet si hero ka thënë burimi.
Zbuluesi i informatave ka thënë se përkundër që kompania Mossack Fonseca ka marrë disa herë dënime, ajo ia ka dalur gjithherë të gjejë aleatë e klientë të rëndësishëm në gjithë botën.
Në muajt që pasuan, numri i dokumenteve vazhdoi të rritet shumë më shpejt se sa krahasuar me numrin informacioneve që erdhen në fillim.
Süddeutsche Zeitung mori rreth 2.6 terabyte të të dhënave, duke e bërë kështu rrjedhën më të madhe në historinë e gazetarisë./Insajderi,com