Ne një interviste te dhëne për faqen zyrtare te FSHF-se, trajneri i Frances, Didier Deshamp ka bere nje analize te Shqipërisë, ndeshjeve te grupit, ekipit te tij dhe sidomos Europianit.
Tekniku francez thotë që Shqipëria është një skuadër e fortë e cila mund të befasojë, por ndërkohë deklaron se e ka studiuar mirë lojën e kombëtares së De Biasit.
“Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për ti zgjidhur problemet që kishim, gjatë ndeshjeve kualifikuese, kundër ekipit të Shqipërisë. Ne e kemi studiuar mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë, kështu që i dimë karakteristikat e tyre, forcën e tyrë , dhe në raste kur ka, edhe dobësinë e tyre” thotë Deschamps, raporton Insajderi.
Deschamps në anën tjetër thuri elozhe për trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi, për të cilin tha që ka ndërtuar një skuadër në maksimumin e saj.
“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer , dhe nuk e them për ti bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti këto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian”, tha ish-futbollisti i Francës.
Ai është i vetëdijshëm që skuadra e tij është favorite e grupit A, në të cilin bëjnë pjesë edhe Rumania Zvicra dhe Shqipëria, por tha se ka respekt të “jashtëzakonshëm” për skuadrat e tjera. /Insajderi.com