Flet ushtari kosovar, tregon arsyet pse dha dorëheqje nga FSK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet ushtari kosovar, tregon arsyet pse dha dorëheqje nga FSK

    Insajderi
    16 November 2022 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, sot u largua i riu Kumanovë Shala. Në një prononcim për Insajderin, Shala ka treguar që rrugëtimin e tij do ta vazhdojë jashtë FSK-së.

    “Pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut”, është shprehur ai për Insajderin.

    Tutje, Shala ka theksuar se nëse atdheut i duhet ndihma e tij, ai nuk heziton të jetë në shërbim përsëri “me mish e gjak.

    ” Kjo nuk do të thotë që sdo të jem ne shërbim te atdheut. Sa here qe Atdheu im ka nevoje pët mua do te jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, fal dëshmoreve qe ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane”, tha ai.

    Kujtojmë se Force dhe Sigurisë së Kosovës javën e kaluar i janë bashkuar 311 rekrutr të rinj. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark