Flet vëllai i personit që dyshohet se vrau gruan në Llaushë: Kishte probleme psikike dhe u lirua nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet vëllai i personit që dyshohet se vrau gruan në Llaushë: Kishte probleme psikike dhe u lirua nga policia

    Insajderi
    06 January 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, e mërkurë, u privua nga jeta një gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., në shtëpinë e burrit të saj në Llaushë të Skenderajt.

    Ekskluzivisht për arbresh.info, Azem Qerimi, vëllai i të dyshuarit, me iniciale S.Q, që privoi nga jeta bashkëshorten e tij ka rrëfyer tërë ngjarjen tragjike.

    Ngjarja tragjike që ka ndodhur të mërkurën në Llaushë, kishte nisur kohë më parë.

    Për dhunë ndaj bashkëshortes, Azemi thotë se vëllai i tij ka shkuar disa here në Polici.

    “Katër apo pesë ditë para se me ndodh rasti, policia e ka liru vëllaun tim. Vëllau im ka pasur probleme psiqike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pas është kthy në shtëpi ai e ka vrarë grun e tij. Gruaja e tij ka qenë një grua shembullore. Vëllai im edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentu të vras bashkëshorten e tij disa herë”, tha Qerimi.

    E ndjera do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së saj. I dyshuar është ndalur nga Policia e Kosovës për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark