'Punonte me të atin, ka bagëti, punon tokë', flet xhaxhai i 20-vjeçarit që u gjet i vrarë në shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Punonte me të atin, ka bagëti, punon tokë’, flet xhaxhai i 20-vjeçarit që u gjet i vrarë në shtëpi

    Insajderi
    27 February 2025 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

    Ai është identifikuar si Pavlin Preka. Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa viktima është gjetur i vdekur në shtëpi nga xhaxhai.

    20 vjeçari është qëlluar me pistoletë në kraharor, teksa policia ka gjetur edhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Ai nuk ka patur një punë fikse, por ka ndihmuar babanë e tij në Dukagjin me bagëtitë.

    Xhaxhi: E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Jo ça problematik, s është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark