Fletarresti nga Serbia, Hoxha: Polici ynë po kërcënohet edhe me vrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fletarresti nga Serbia, Hoxha: Polici ynë po kërcënohet edhe me vrasje

    Insajderi
    25 May 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili reagoi ndaj një incidenti të para dy ditëve në Mitrovicën e Veriut gjatë parakalimit të disa maturantëve të shkollave të mesme, është kërcënuar me vrasje, bëri të ditur sot drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë për media.

    Autoritetet serbe dje kanë lëshuar fletarrest ndaj këtij polici të Kosovës, dhe këtë Hoxha e quajti përndjekje.

    “Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në kuadër të realizimit të detyrave të tyre, kanë qenë në vazhdimësi cak jo vetëm i propagandës, por edhe i kërcënimeve me arrestime nga Serbia, vetëm se kanë kryer detyrat e tyre. Prandaj, edhe njoftimi i djeshëm se ndaj policit tonë D. B. është lëshuar një fletëarrest, është në vazhdën e përpjekjeve dhe përndjekjeve që Serbia ka bërë ndaj policëve tanë, duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb. E gjithë kjo është një përpjekje, është një përndjekje e policëve tanë dhe kjo propagandë e vazhdueshme dëshmon që Policia e Kosovës është bërë target i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar”, tha drejtori i Policisë.

    Hoxha kërkoi nga të gjithë që “të përmbahen nga kërcënimet e natyrave të ndryshme, të adresuara ndaj zyrtarit tonë policor i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast”.

    Këto kërcënime, ai tha se Policia “do t’i trajtojë seriozisht dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me organet e drejtësisë”.

    Hoxha tha se zyrtari policor ka pranuar kërcënime edhe në rrjetet sociale, “ku bëhen thirrje për vrasjen e tij”.

    “Këto kërcënime do të trajtohen seriozisht nga Policia e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që policët tanë të bëhen cak i sulmeve të padrejta dhe të pavërteta. Po ashtu, për çdo veprim që policët tanë mund t’i tejkalojnë kompetencat e tyre, do ta trajtojmë seriozisht. Po ashtu edhe në rastin në fjalë, pretendimet e tilla ne i kemi adresu në Inspektoratin Policor të Kosovës”, tha drejtori i Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark