Fletëvotimi për diasporën pëson disa ndryshime nga e kaluara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fletëvotimi për diasporën pëson disa ndryshime nga e kaluara

    Insajderi
    29 November 2021 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet në Komunën e Dragashit se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

    Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu nga KQZ-ja deri më 13 dhjetor 2021. Në fletëvotimin e publikuar nga KQZ, vërehet një dallim nga fletëvotimet e 14 nëntorit.

    Përveç ngjyrës së fletëvotimit, që tashmë është e ndryshme, në fletëvotimin e rinumërimit, shkruan edhe fjala rivotim.

    Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.


    Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës, apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

    Meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunë si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera.

    Votimi Përmes Postës
    kqz-ks.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark