Flick i jep pushim Raphinhas dhe Araujos, mungojnë në ndeshjen e sotshme - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Flick i jep pushim Raphinhas dhe Araujos, mungojnë në ndeshjen e sotshme

    Insajderi
    27 March 2025 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Barcelonës sonte luan ndeshjen e mbetur në La Liga ndaj Osasunës.

    Klubi katalunas ka publikuar listën e futbollistëve që do jenë për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

    Në këtë listë mungon emri i sulmuesit të Kombëtares së Brazilit, Raphinhas. Ai mungon për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare dhe trajneri Hansi Flick i ka dhënë pushim edhe pse ka arritur në Kataluni.

    Inigo Martinez dhe mbrojtësi Cubarsi kanë marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor dhe janë në ekip për këtë ndeshje.

    Kurse Ter Stegen, Christensen dhe Bernal mbetën të lënduar.

    Në listë është edhe Ansu Fati, i cili është lënë jashtë shpesh nga tekniku gjerman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark