
Trajneri gjerman, Hansi Flick, s’ka treguar mëshirë për lojtarët e Barcelonës që kanë dalë jashtë rregullave të përcaktuara nga ai.
Flick kësaj radhe ka lënë në bankë rezervë sulmuesin Marcus Rashford, pasi ai u vonua në seancën stërvitore të sotme para ndeshjes kunder Getafes, shkruan Insajderi.
Trajneri gjerman mori këtë vendim, përkundër që Rashford shkëlqeu në mesjavë kundër Newcastle United, duke shënuar dy gola.
Tekniku i Barcelonës njësoj veproi edhe me Raphinhan javën e kaluar, për të njëjtën arsye. Ai u fut në pjesë të dytë në ndeshjen kundër Valencias, ku shënoi dy gola.
Flick e ka bërë të qartë se në rast vonesash, lojtarët do të ballafaqohen me penalizime. /Insajderi.org/