Flick zbulon titullarin e Barcelonës ndaj Interit – flet edhe për lëndimin e Gavit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Flick zbulon titullarin e Barcelonës ndaj Interit – flet edhe për lëndimin e Gavit

    Insajderi
    04 May 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, konfirmoi se Wojciech Szczesny do të kthehet në portë ndaj Interit, ndërsa mesfushori i dëmtuar Gavi do t’i nënshtrohet provave sot.

    Barcelona siguroi një fitore 2-1 ndaj Valladolid të shtunën mbrëma, tre ditë para ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, shkruan Insajderi.

    Lamine Yamal filloi nga stoli, por Flick ishte i detyruar ta fusë yllin spanjoll përpara pauzës pas dëmtimit të Dani Rodriguez.

    Pedri mori një goditje në minutat e fundit dhe tani është në dyshim për ndeshjen e martën në San Siro.

    Mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të kalojë nëpër provat pas dëmtimit

    “Nuk është një dëmtim,” tha Flick në një konferencë shtypi pas ndeshjes përmes Marca.

    “Ai është mirë, në çdo rast, do ta ekzaminomë nesër [të dielën].”

    Flick konfirmoi se Yamal u fut vetëm për shkak të dëmtimit të Dani Rodriguez, ndërsa ai kishte “planifikuar” të luante me Pedrin dhe De Jong për 45 minuta secilin.

    Mesfushori spanjoll filloi ndeshjen, por u zëvendësua nga holandezi gjatë pushimit.

    Marc André Ter Stegen u rikthye në fushë pas disa muajsh, por Flick tha se Szczesny do të startojë ndaj Interit.

    “Szczesny do të luajë kundër Interit dhe Real Madridit,” përfundoi trajneri i Barcelonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark