Flliqësitë e përkrahësit të pushtetit – Ja disa nga statuset e tij skandaloze për të cilat Kusari ushtroi kallëzim penal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flliqësitë e përkrahësit të pushtetit – Ja disa nga statuset e tij skandaloze për të cilat Kusari ushtroi kallëzim penal

    Insajderi
    20 June 2025 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e medias dhe aktivistja Flutura Kusari ka ngritur kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut, mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, për ngacmim obsesiv online që zgjati mbi tre vite. Llugaliu, pas dështimit për të fituar pozitën e anëtarit të Bordit të RTK-së, ka nisur një fushatë të vazhdueshme ndaj saj në rrjete sociale.

    Sipas kallëzimit, kjo fushatë përfshin mbi 100 postime, këngë të gjeneruara me inteligjencë artificiale, shprehje fyese dhe seksiste, sulme ndaj nënës dhe bashkëshortit të saj, si dhe komente të shumta denigruese nga ndjekësit e tij.

    Në kallëzim penal thuhet: Përmes postimeve, ai më mban mua përgjegjëse për faktin që deputetët nuk e kanë votuar atë për anëtar bordi të RTK-së. Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jeten publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike. Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim. Tash është në dorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të vendosë për këtë rast të ngacmimit të obsesionuar online që ka zgjatur tre vite.

    Personi Mentor Llugaliu gjeneroi edhe këngë me Inteligjencë Artificiale ku përmendet Flutura Kusari.

    Në njoftimin e saj për kallëzim penal, aktivistja dhe juristja e medias Flutura Kusari, tregon veç tjerash se pse hezitoi për tri vite me radhë të bënte një veprim të tillë.

    Thotë se ‘frikësohej se i pandehuri Llugaliu, do të nxitej për më shumë ngacmime” – por shton se vendosi ta kallëzojë penalisht, kur target i sulmeve të personit me emrin Mentor Llugaliu, u bënë ‘edhe nëna dhe bashkëshorti i saj”.

    Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim” – ka deklaruar ajo.

    Edhe në Kallëzimin Penal, shkruhet se ‘i pandehuri ka ngacmuar edhe nënën dhe bashkëshortine të dëmtuarës’.

    Përtej ngacmimit të të dëmtuarës, i pandehuri ka ngacmuar edhe nënën dhe bashkëshortin e të dëmtuarës siç dëshmohet me postimet e mëposhtme, duke shkaktuar shqetësim edhe tek anëtarët e familjes dhe duke e rritur brengën e tyre për sigurinë e të dëmtuarës.

    Në postimin e datës 17 janar 2025 ai ka shkruar “Mickojë m’ke dhezë atë NPTQMEL! Akronimi “NPTQMEL” qëndron për “Nanën Pa Ta Q* Mos e Lasha”.

    Me datë 5 shkurt 2025 ai ka postuar një fotografi ku përmendet bashkëshorti i të pandehurës si dikush që ka punuar për USAID me shënimin “Nuk e kam ditë por hiç nuk u befasova… Familjarisht thithës të fondeve për me sha e njollos Kosovën.” – thotë Kallëzimi Penal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark