Flora Peci, dëshmitarja kundër ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq i akuzuar për krime lufte, i cili u bë temë pasi u madhërua nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e shokuar me videomesazhin e kryeministrit teksa shpjegoi rolin e politikanit në masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000.
“Kam qenë e shokuar dhe nuk e prisja fare. Në rend të parë jam befasuar se si një kriminel që bëri krime në Mitrovicë të ngritet në piedestal nga një kryeministër. Kur e dëgjova kam ndjerë dhimbje, dhimbjet e 30 familjeve që jemi në atë rrethinë, konkretisht në Lagjen e Kovaçëve, ku ishte urdhëri i tij i prerë [i Oliver Ivanoviqit] që të vriteshin e të masakroheshin”, ka thënë ajo në Pressing, përcjell Insajderi.
“M’i ka vrarë të gjithë vëllezërit, ai i ka vrarë. Ai ka dhënë urdhërin që të vriten. Konkretisht dua t’ju dëshmoj që një grua e kemi dëgjuar duke thënë ‘Oliver më shpëto djalin’. Dhe e ka vënë maskën menjëherë në fytyrë. Kur e kam kthyer kokën të shikoj atë e kam parë duke vënë maskën. Si mund ët themi që nuk ishte Oliveri. Atë e njohim të gjithë shqiptarët e Mitrovicës”, u shpreh dëshmitarja.
“U dha urdhër që ata të vriteshin, i lanë 24 orë kufomat. Këtë e kemi marrë nga Nikolla Paqarriz në libër, dëshmitar kalimtar i rastit i cili i ka parë fytyrat e kufomave. Ai thotë se ka qenë një lum gjaku, dhe i ka parë fytyrat
/Insajderi/