Florian Dushi emërohet nënkryetar i Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Florian Dushi emërohet nënkryetar i Prishtinës

    Insajderi
    07 March 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi sot se ka emëruar Florian Dushin në pozitën e nënkryetarit të Prishtinës.

    Në një postim në Facebook, Kryetari Rama përmendi kontributin e Florian Dushit në shërbim të qytetit duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të japë një ndikim të madh në rolin e ri.

    Dushi do të ketë përgjegjësinë për sektorë kyç të administratës lokale.

    “Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”.

    Florian Dushi do të fillojë detyrën menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.

    “Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin” shkroi Rama.

    Dushi paraprakisht kishte postin e drejtorit të Inspektoratit në Komunë të Prishtinës.

    Ky vendim i Ramës erdhi pasi nënkryetari aktual, Alban Zogaj ka arritur të sigurojë votat për deputet në Kuvendin e Kosovës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark