Florian Dushi: Fitorja e LDK-së në Prishtinë do të përcaktohet në Degën e Dytë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Florian Dushi: Fitorja e LDK-së në Prishtinë do të përcaktohet në Degën e Dytë

    Insajderi
    28 January 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Florian Dushi, ka potencuar rëndësinë e Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, e cila historikisht ka luajtur rol të madh në përcaktimin e fitoreve të partisë.

    Dushi ka shprehur besimin se këtu do të arrihet edhe fitorja e 9 shkurtit.

    “Në këtë Degë historikisht janë përcaktuar fitoret e LDK’së në Prishtinë, këtu do të përcaktohet edhe fitorja e LDK’së më 9 Shkurt me Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku”, shkroi ai në Facebook.

    Ai ka ftuar qytetarët të bashkohen për një ndryshim të madh.

    Florian Dushi në këto zgjedhje kandidon me numrin 34.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark