Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Në një postim në Facebook, Dushi ka përmendur rëndësinë e Rugovës si lider vizionar, i cili ndërtoi themelet e shtetit të Kosovës me një qasje paqësore dhe përkushtim të palëkundur ndaj popullit të tij.
Dushi e ka quajtur Rugovën figurën më unike në historinë e Kosovës, duke shtuar se ai bashkoi popullin dhe krijoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Sot, në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dr. Ibrahim Rugova, përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë njeriun që i dha drejtim dhe kuptim ëndrrës sonë për liri e pavarësi”, shkroi ai në Facebook.
Në përkujtim të tij, Dushi ka apeluar që trashëgimia e Rugovës të ruhet dhe të mos shfrytëzohet për interesa politike personale, por të mbrojmë parimet e tij – unitetin, paqen dhe dialogun – për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
“Presidenti Rugova ishte dhe mbetet figura më unike në historinë tonë, si lider me mbështetje e besim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të tij, si lider që bashkoi një popull të tërë përtej përçarjeve, duke krijuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë, le të kujtojmë jo vetëm njeriun, por edhe parimet e ndërtuara nga Presidenti historik në rrugë për arritjen e synimeve politike: unitetin, paqen dhe dialogun etj”.
“Le të mos lejojmë që emri i tij të shërbejë si maskë për interesat e ulëta politike, por të mbrojmë trashëgiminë e tij me dinjitet dhe të punojmë për një Kosovë ashtu siç e ëndërroi ai – të lirë, të pavarur e demokratike“.