Florian Dushi: LDK është garancia për ndryshim dhe zhvillim të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Florian Dushi: LDK është garancia për ndryshim dhe zhvillim të Kosovës

    Insajderi
    06 February 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka folur për takimin me familjen e njohur nga Vitija.

    Dushi tha se ka pasur një pritje të jashtëzakonshme nga ky komunitet, ku bashkë me miq dhe dashamirë të shumtë, diskutuan mbi gjendjen aktuale të vendit.

    Ai u shpreh se është e domosdoshme që Kosova të ndryshojë kahjen nga stagnimi dhe degradimi i vazhdueshëm.

    “Biseduam hapur dhe u dakorduam sinqerisht, bashkë edhe me miq e dashamirë të shumtë të familjes Vitija, se vendi ka nevojë urgjente të ndryshojë kahje nga ky stagnim e degradim i rëndë dhe i vazhdueshëm, dhe LDK është partia që në këto zgjedhje e garanton ndryshimin, zhvillimin, integrimin dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve”, shkroi ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark