Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Florian Dushi, ka deklaruar se partia e tij po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në vend.
Ai tha se mbështetja e madhe nga qytetarët tregon qartë lodhjen e tyre nga premtimet boshe dhe dështimet e qeverisë aktuale në një mandat të plotë katërvjeçar.
“Me një vizion të qartë dhe një program të fuqishëm, LDK dhe lideri i saj, Lumir Abdixhiku, po rikthejnë shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive”, u shpreh Dushi.
Sipas tij, ky momentum politik është dëshmi se ndryshimi është i pashmangshëm.