Florian Qehaja emërohet ambasador në Maqedoninë e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Florian Qehaja emërohet ambasador në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    25 May 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florian Qehaja ka pranuar sot detyrën ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga MPJD.

    “Me një ceremoni solemne, sot i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup z. Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja.
    Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të RKS në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht merr detyrën nga z. Sadriu”, thuhet në njoftim.

    “Ambasadori Qehaja falënderoj z Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës”.

    Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark