Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka thënë se gratë do të kenë mbështetje të fuqishme dhe trajtim të merituar në Qeverinë e ardhshme, nëse PDK fiton zgjedhjet.
“Gratë do ta kenë mbështetjen dhe trajtimin e merituar në Qeverinë e ardhshme me Kryeministër Bedri Hamza,” tha Rugova, duke shtuar se kontributi i gruas ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjitha etapat e historisë së Kosovës.
Rugova u shpreh se gratë tashmë e dinë se mbështetjen që u nevojitet e kanë te Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, dhe programi i PDK-së.
“Gratë tashmë kanë vendosur, ato e dinë se mbështetjen që u nevojitet e kanë te Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, dhe programi i Partisë Demokratike të Kosovës”.
“Me gra dhe për gra, Kosova duhet më mirë!” shkroi ajo.