Florim Ejupi: Jam thirr nga hetuesit e Speciales, më kanë pyetur për vrasjet e pasluftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Florim Ejupi: Jam thirr nga hetuesit e Speciales, më kanë pyetur për vrasjet e pasluftës

    Insajderi
    19 November 2020 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florim Ejupi tregoi sonte se është thirrur nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

    Ai ka thënë se ka biseduar me ta dhe u ka thënë se nuk dinë asgjë. Thotë se e kanë pyetur për vrasjet e pasluftës, shkruan Insajderi.

    “Më kanë thirr sa kam qenë në Kosovë dy hetues të Eulex-it.  Dhe të hipi në lokal kemi pirë kafe. Më kanë pyetur dhe u kam thënë se unë s’mund të u ndihmoj se kam qenë në arrati. Kam fotografi të tyre dhe kaq”, ka thënë ai.

    Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku autobusi i linjës Nish Express, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001 dhe vdiqën 11 serbë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë./ Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark