Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë

    Insajderi
    13 August 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 90 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 mijë e 400 automjete, kanë hyrë në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit. Policia njofton se në Kakavijë dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje.

    Në këto pika deri tani kanë hyrë mbi 23 mijë shtetas dhe shtatëmijë automjete. Për të shmangur radhët, policia kufitare ka kërkuar nga homologët grekë shtimin e sporteleve.

    Ndërkohë fluks udhëtarësh është regjistruar dhe në pikat e tjera kufitar. Në aeroportin e Rinasit dhe atë të Kukësit kanë hyrë rreth 13 mijë e 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

    Sakaq numër të lartë udhëtarësh ka pasur dhe në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës ku kanë hyrë rreth 12 mijë e 500 qytetarë vendas e të huaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark