Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.
Këtë mëngjes janë raportuar pritje të gjata në disa pikë kalime kufitare. Sipas të dhënave të fundit të publikuara sot në orën 08:40 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitat, Dheu i Bardhë është pika kufitare ku pritjet janë më të gjata.
Udhëtarët që synojnë të kalojnë nga kjo pikë kufitare po përballen me pritje 120 minuta dhe kolonë prej 1 kilometri në hyrje.
Ndërkohë, pika kufitare Merdar regjistron pritje prej 15-20 minutash. Në Muçibabë raportohen pritje gjithashtu prej 10-15 minuta dhe kolonë 100 metra në hyrje.
Pikat e tjera, si Hani i Elezit dhe Jarinjë raportojnë pritje minimale prej 3-5 minutash, pa kolona të shënuara.
Gjendja në këto pika është një tregues i rritjes së qarkullimit të udhëtarëve në prag të festave të fundvitit.
Për të mësuar gjendjen aktuale në pikat kufitare klikoni KËTU.