×
  • Lajme
  • Lajme

    Fluks në këto dy pika kufitare, pritje deri në gjysmë ore

    Insajderi
    22 July 2024 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi për pritje në pikat kufitare të Merdarës dhe Dheu i Bardhë.

    Në Merdarë, koha e pritjes për automjetet në hyrje është rreth 30 minuta dhe 10-15 minuta në dalje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në Dheu i Bardhë, pritja në hyrje është 20 minuta dhe 10 minuta në dalje, me kolona deri në 100 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.

    Në pikat tjera kufitare, nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona.

    Udhëtarët këshillohen të jenë të përgatitur për vonesa.

    Ky është përditësimi i fundit i orës 07:06 i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark