Flutura Kusari i drejtohet Presidentes: Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore për vajzat tuaja është 100% interes publik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flutura Kusari i drejtohet Presidentes: Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore për vajzat tuaja është 100% interes publik

    Insajderi
    10 September 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e mediave, Flutura Kusari, i është drejtuar Presidentes së vendit duke sqaruar se përdorimi i burimeve shtetërore për t’i dërguar vajzat e saj në shkollë nuk është përndjekje, por 100% në interes të publikut.

    Ky reagim vjen pasi Presidentja reagoi pas arrestimit të kameramanit të “Paparaci”, Jetmir Muji, i cili po raportonte për përdorimin e burimeve shtetërore.

    E plotë:

    Presidente,

    Jo, tentimi për raportim të faktit që ju i përdorni burimet shtetërore për të dërguar vajzat tuaja në shkollë nuk është përndjekje.

    Ky raportim është 100% në interes publik.

    Përndjekje është kur ju dhe bashkëshorti juaj shfrytëzoni çdo situatë për të sulmuar mediat, për të njollosur gazetarët dhe për të krijuar klimë negative ndaj mediave.

    Qeverisja juaj ku një ditë i sulmoni gjyqtarët dhe ditën tjetër mediat e tregon vetëm një gjë: që jeni presidente pa kauzë dhe që e imitoni VV-në në krijimin e narrativës kundër mediave.

    Në Kosovë, vetëm një presidente është përndjekur nga mediat pa të drejtë dhe ajo është Atifete Jahjaga. Ju ftoj të mësoni nga ajo se si të silleni me mediat.

    Ndalimi i kameramanit është ndërhyrje flagrante në lirinë e shprehjes dhe të mediave. Marrja e pajisjeve të kameramanit pa urdhër gjyqësor rrezikon burimet e gazetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark