‘Fluturoi disa metra”, dëshmitaret tregojnë si e goditi vetura këmbësorin të ‘EULEX-i’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Fluturoi disa metra”, dëshmitaret tregojnë si e goditi vetura këmbësorin të ‘EULEX-i’

    Insajderi
    23 November 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i gjinisë femërore është goditur me veturë afër objektit të EULEX-T në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

    Gazeta10 ka siguruar disa fotografi ku një person shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa disa persona të tjerë përpiqen t’i dalin në ndihmë.

    Një dëshmitar i rastit ka treguar për gazeta10, se nga goditja e veturës, këmbësori ka ‘fluturuar’ disa metra.

    Sipas dëshmitarëve gjendja e këmbësorit ka qenë e rënduar.  

    Në vend të ngjarjes ka dalë ambulanca dhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark