FMN: Ekonomia italiane dy dekada me probleme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    FMN: Ekonomia italiane dy dekada me probleme

    Insajderi
    12 July 2016 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se Italia përballet me dy dekada rritje ekonomike të dobët.

    Në raportin më të fundit, FMN shkruan se rritja ekonomik e Italisë për 2016-n do të jetë nën 1%, ndërsa për 2017 rreth 1%. Sipas FMN, Italia nuk do të rikthehet në nivelet ekonomike të para krizës deri vitin 2025, kohë kur fqinjët e saj do të kenë ekonomi 20 apo 25% më të lartë se sa nivelet e 2008-s.

    Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, por ka 11% papunësi, një sektor bankar në krizë dhe borxhe qeveritare që kalohen vetëm nga ato të Greqisë. Bankat e Italisë janë nën presion për shkak të performacës së dobët ekonomike të vendit që vazhdon prej kohësh.

    Sipas FMN, bankat italiane kanë shumë kredi të këqija dhe mund të kenë nevojë për një ndihmë serioze me fonde.

    FMN shton se rimëkëmbja e Italisë do të jetë e zgjatur dhe e prekshme nga rreziqet. Mes tyre, largimi i Britanisë së madhe nga BE, diçka që sipas FMN ka ulur parashikimin ekonomik për të gjithë Eurozonën. Probleme të tjera janë kriza e emigrantëve dhe ngadalësimi i tregtisë globale. /TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark