×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    FMN mund t’ia lejojë Kosovës qasjen edhe për 100 milionë euro shtesë

    Insajderi
    14 March 2017 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miratimi i rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të programit (Stand-By Arrangement) SBA me Kosovën.

    Kjo është bërë e ditur nga komunikata e lëshuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Miratimi i rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Me këto 100 milionë euro, do të arrihet disbursimi i rreth 172 milionë eurove bazuar në marrëveshjen Stand By me FMN-në.

    Me miratimin e dy rishikimeve, Bordi i FMN-së e ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të zgjatur marrëveshjen aktuale Stand By deri më 4 gusht 2017 për të lehtësuar vazhdimin e reformave dhe për të lejuar kohë të mjaftueshme për vazhdimin e reformave strukturore.

    Për miratimin e dy rishikimeve, do të mbajnë një konferencë për media ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark