FMN: Rritja ekonomike për sivjet pritet të jetë 4.5 për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • LifeStyle
  • Biznes / Biznes

    FMN: Rritja ekonomike për sivjet pritet të jetë 4.5 për qind

    Insajderi
    18 February 2021 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se Kosova është goditur rëndë nga pandemia COVID-19, megjithëse përkundër mbështetjes, aktiviteti ekonomik vlerësohet të ketë rënë për 6 përqind në vitin 2020, për shkak të efektit të kombinuar të masave të rrepta të kontrollit të brendshëm dhe të kufizimeve ndërkombëtare të udhëtimit.

    Në parashikimet e FMN-së, rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2021 pritet të jetë 4.5 përqind.

    “Aktiviteti ekonomik parashikohet të rikthehet me 4.5 përqind në vitin 2021, i mbështetur nga stimulimi i vazhdueshëm fiskal dhe relaksimi gradual e i parashikuar i masave të kontrollit. Perspektiva mbetet subjekt i një pasigurie të madhe dhe kjo varet nga ndikimi i pandemisë, shpejtësia e vaksinimeve dhe zhvillimet politike. Pandemia pritet të lërë plagë që zgjasin shumë. Ndërsa PBB-ja nominale parashikohet të kthehet në nivelet e para krizës deri në vitin 2022, ai do të mbetet nën trendin e para krizës për një periudhë të gjate. Një zbatim më i fortë i reformave strukturore mund të zbusë këto efekte afatgjata”, thuhet në raportin e fundit të FMN-së për Kosovën”.

    Sipas këtij raporti, deficiti fiskal u rrit në 7.7 përqind të PBB-së, duke pasur parasysh rënien e madhe të të ardhurave nga taksat dhe zbatimi i masave lehtësuese dhe të rimëkëmbjes prej 4.2 përqind të PBB-së.

    “Deficiti i llogarisë aktuale vlerësohet të jetë rritur në 7.5 përqind të PBB-së, kryesisht për shkak të një rënie të madhe të të hyrave nga diaspora, më së shumti në turizëm. Rezervat ndërkombëtare bruto kanë rënë por mbeten të përshtatshme pjesërisht për shkak të blerjes nën Instrumentin e Financimit të Shpejtë të FMN-së (RFI) në Prill të vitit 2020 dhe përdorimit të financimeve të tjera të jashtme. Deri më sot, bankat e kanë përballuar mirë recesionin dhe nivelet e larta të likuiditetit para-COVID-19 dhe mbrojtësit e shumtë të kapitalit parashikojnë përmirësime për stabilitetin e sistemit”, thuhet më tej në raport.

    Drejtorët e Bordit ekzekutiv ranë dakord se përparësia e menjëhershme është vazhdimi i mbështetjes së ekonomisë, të bëhet rimëkëmbja, përderisa përmirësojnë modelimin, shënjestrimin dhe transparencën e masave mbështetëse.

    Ata po ashtu inkurajuan autoritetet të hartonin programin e financimit për vitin 2021, për të mbështetur masat e planifikuara të lehtësimit dhe rimëkëmbjes, si dhe duke i pasur parasysh edhe planet e paparashikuara. Drejtorët nënvizuan nevojën për t’u kthyer në rregullin fiskal si spirancë e politikës pasi të bëhet rimëkëmbja.

    Drejtorët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të reformave strukturore për një periudhë afatmesme, veçanërisht për të adresuar boshllëqet e kapitalit njerëzor dhe infrastrukturës, si dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark