Foli në serbisht dhe kërkoj sugjerimet e serbëve, kështu e vlerëson Cramon adresimin e Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Foli në serbisht dhe kërkoj sugjerimet e serbëve, kështu e vlerëson Cramon adresimin e Kurtit

    Insajderi
    22 June 2022 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Kurti iu drejtua në serbisht qytetarëve serbë të Kosovës.

    Këtë veprim të Kurtit, Cramon e konsideroi si hap të mirëseardhur dhe të nevojshëm për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike.

    “E mrekullueshme që kryeministri, Albin Kurti, i është adresuar serbëve të Kosovës në serbisht. Është hap i mirëseardhur dhe i nevojshëm që të rritet besimin e ndërsjellë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike pasi nuk është gjithmonë e lehtë të kapërcehet ky hendek”, ka shkruar Viola von Cramon.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku foli për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark