Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndan ndihma për 1200 familje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndan ndihma për 1200 familje

    Insajderi
    22 June 2016 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondacioni “BehgjetPacolli” nga sot ka filluar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Organizatorja e projektit Vana Jerliu-Ramadani tha se qëllimi i këtij organizmi është për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

    “Këtë iniciativë e kemi marrë duke pasur parasysh që shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë”, tha Jerliu-Ramadani.

    Rreth 1200 familje në komunën e Gjilanit, do të kenë mundësi që për muajin e shenjtë të Ramazanit të kenë një lloj ndihme.

    Këto ndihma i janë dhuruar familjeve skamnore të cilat për shkak të kushteve të rënda ekonomike nuk arrijnë t’i gëzohen festave sikur të tjerët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark