Në tre muajt e fundit, fondacioni Bill & Melinda Gates ka blerë aksione të teknologjisë në vlerë qindra miliona dollarë.
Fondacioni Bill & Melinda Gates përfitoi nga rrëzimi i përkohshëm i aksioneve dhe investoi shumë në aksionet e teknologjisë.
Siç mësohet nga dokumentet nga rregullatori amerikan i bursës, fondacioni i tij blu 501.044 aksione të Apple në tremujorin e parë.
Tani ato aksione vlejnë pothuajse 144 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Por kishte edhe investime të konsiderueshme në kompani të tjera të teknologjisë.
Fondacioni Gates ka blerë aksione edhe në Amazon dhe aksione në Alpahbet.
Mund të supozohet se fondacioni i ka blerë këto aksione pas rënies së tyre të shkaktuar nga coronavirusi.