Fondacionit bamirës të kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump është urdhëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i New Jorkut që t’i ndalohet mbledhja e fondeve në shtet.
Prokurorët kanë lëshuar një “njoftim për shkelje” pasi kanë rënë në përfundim se fondacioni nuk i ka regjistrimet e duhura.
Në njoftim thuhet se Trump duhet që “menjëherë të pushojë së kontribuari ose të angazhohet në aktivitete të tjera për mbledhjen e fondeve në New York”.