×
  • Lajme
  • Lajme

    Fondaj thotë se është absurde të mendohet se Krasniqi urdhëroi arrestimin e Blerim Kuçit

    Insajderi
    26 June 2024 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari Kurtesh Fondaj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili thotë se nuk është në dijeni se kush kishte urdhëruar arrestimin e Blerim Kuçit, por që është absurde të mendohet se ishte Jakup Krasniqi.

    Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Është absurde kjo të mendohet se Jakup Krasniqi ka urdhëru”, tha dëshmitari, pasi atij iu prezantuan disa dokumente që supozohej që ishin nënshkruar nga Fatmir Limaj.

    Duke folur për rastin e Blerim Kuçit, dëshmitari tha se gjatë dëshmisë së tij, Sokol Dobruna ishte shumë sipërfaqësor dhe me insistimin e avokatit mbrojtës të Kuçit, Fondaj kishte dhënë dëshmi.

    Tutje, Fondaj tha se gjatë asaj dëshmie kishte shpjeguar se si Kuçi kishte udhëtuar për Shqipëri dhe se detyra e tij ishte që ta përforcojë UÇK-në e jo ta dëmtojë atë.

    Me kaq përfunduan pyetjet për këtë dëshmitar, për të vazhduar më pas me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 74. Ndryshe, gjykatësja Anne Rowan kishte diçka për të sqaruar në seancë private para se të vijë dëshmitari i radhës në sallë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark