Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka përshëndetur skaudrën e tij për herë të fundit në Milanello këtë mëngjes si dhe i falenderoi tifozët për mbështetjen dhe respektin.
Tekniku portugez u rikthye në qendrën stërvitore të Milanit këtë mëngjes pasi Milani kishte konfirmuar shkarkimin e tij vetëm pak orë më parë.
Siç ka raportuar GdS, Fonseca u pyet për të dhënë një mesazh të fundit për tifozët e klubit.
“Një përqafim për të gjithë dhe faleminderit për mbështetjen dhe respektin”, ka thënë Fonseca.
“Ishte shumë e bukur të isha trajner i Milanit. Sot, i thashë lamtumirë skuadrës”, përfundoi ai.
Lojtarët e Milanit në ndërkohë iu nënshtruan një ndërrimi të kalendarit të tyre pas shkarkimit të trajnerit duke u rikthyer në stërvitje pasi kishin ditë pushimi.
Ata patën një seancë stërvitore këtë mëngjes teksa pritën për të drekuar së bashku me trajnerin e ri Sergio Conceicao.