“Siguria në rajon me siguri do të rritej sikur Rusia ta kishte bërë një kamp ushtarak në Kosovë, ose sikur Serbia ta hapte një kamp të tillë në Republikën Serbe”, ka shprehur ëndrrën e tij kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai kështu ka komentuar paralajmërimin e Kroacisë se do ta vendos një kamp ushtarak në kuadër të forcave të KFOR-it në zonën e Pejës.
Daçiq ka shtuar se “me këtë nuk rritet siguria por përkundrazi, rrezikohet stabiliteti dhe siguria në rajon”./Insajderi.org.