“Forbes” liston miliarderin e parë shqiptar- Samir Mane është miliarderi i 2356-të në botë, kjo është pasuria e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    “Forbes” liston miliarderin e parë shqiptar- Samir Mane është miliarderi i 2356-të në botë, kjo është pasuria e tij

    Insajderi
    01 April 2025 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni shqiptar Samir Mane është bërë pjesë e listës së miliarderëve të botës.

    Revista e njohur amerikane “Forbes” sot për herë të parë në listëve e më të pasur të botës ka përfshirë një shqiptar.

    Në artikullin e saj, revista ka bërë me dije se Mane është miliarderi i 2356 në botë.

    Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”.

    Sipas revistës, “BALFIN” ka në pronësi qendra tregtare, dyqane elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor.

    Po ashtu, kompania në fjalë ka një bankë në Shqipëri.

    Në artikullin e saj, revista amerikane tregon edhe për historinë e biznesmenit shqiptar.

    Sipas revistës, Mane është larguar nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist në vitin 1991.

    Pas largimit nga Shqipëria, ai u vendos në Austri si refugjat, kurse në vitin 1993 ai ka filluar të shiste pajisje shtëpiake në vendin e tij.

    Më pas, Mane ka hapur kompaninë “Neptun”, e cila është një zinxhir dyqanesh elektronike.

    Biznesmeni Mane kthye në Shqipëri në vitin 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

    Në artikull specifikohet se kompania BALFIN ka pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark